MENU
klinika

“Për babi Edin…”

Joni i shkruan kartolinë Eduart Grishajt

25.12.2023 - 13:18

Në një postim, Eduarti ka publikuar një letër urimi për festat e fundvitit të shkruar nga Joni, në të cilën ai e quan ‘babi’ dhe e uron të bëhet regjisori më i mirë në botë.

“Për babin (aka Eduarti). Uroj të bëhesh regjisori më i mirë në botë”: ka shkruar Joni në letrën e tij kushtuar Eduartit.

Marrëdhënia e Jonit, djalit të madh të Arbanës me bashkëshortin e saj Eduartin është shumë e mirë.

Në postimet e moderatores dhe regjisorit në Instagram kemi parë që Edi dhe Joni kanë një raport të shkëlqyer dhe shpesh Joni e quan partnerin e mamit me përkëdheli ‘Edushi’.

Arbana ka një djalë nga martesa e parë e saj, Jonin dhe dy fëmijë nga martesa me Eduartin, Diellin dhe Zoin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moderatorja s’i kursen komplimentet për partnerin

Arbana dhe Eduarti shijojnë pushimet në Greqi