Portugezi i dyshuar si autor kryesor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin, pritet të ekstradohet ditën e sotme në Shqipëri.
Burime nga Ministria e Brendshme thanë për Report Tv se gjithçka është mbyllur mes Prokurorisë së Lezhës dhe autoriteteve të Marokut, ku Ruben Saraiva u arrestua më 8 maj të këtij viti.
28-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke qëlluar me armë Ardian Nikulajn në lokalin e tij në Shëngjin. Më pas u largua me motor.
Saraiva dyshohet se u pagua për të vrarë nga Edmond Haxhia i cili jeton në Angli, si hakmarrje për hasmërinë mes familjeve Nikulaj e Lestakaj, ku Haxhia, është nip.
Të arrestuar për vrasjen e mirëorganizuar të Ardian Nikulajt në hotelin e tij, janë edhe 4 britanikë, të cilët arritën si turistë në Lezhë, dhe vëzhguan biznesmenin nga afër duke informuar autorin për lëvizjet e tij. Edhe për ta prokuroria e Lezhës ka kërkuar ekstradimin në Shqipëri