MENU
klinika

Disa mënyra të thjeshta

Si të heqësh qafe kilogramët pas festave

01.01.2024 - 10:30

Okay, kthehemi në realitet!

Jemi më 2 janar, peshojmë ca më shumë dhe duam këshilla si të humbasim kilogramët e marrë. Epo, dëshirat e tua u plotësuan dhe ja ku i ke disa këshilla të thjeshta:

Mos ha se thjesht po hanë të gjithë

Nëse nuk ke uri dhe sheh që të gjithë e kanë marrë një copë bakllava, nuk ke pse e bën. Konsumo ushqime kur vërtet të ndihesh i/e uritur dhe kujdes me sasinë.

Pi ujë!

Shpesh, ndjesia e urisë ngatërrohet me etjen. Kur të të marrë “uria”, pi një gotë me ujë dhe nëse ende stomaku nuk po gjen qetësi, ulu dhe konsumo vaktin.

Fli gjumë!

E dimë që është paksa e vështirë, sidomos me ditët e pushimit, por menaxhoje kohën dhe bëj 6-8 orë gjumë!

Konsumo kokoshka, jo patatina

Konsidero të zëvendësosh patatinat me kokoshka. Do të na falenderosh për serialin dhe për këshillat.

Bëj ecje

Nuk ka rëndësi sa e ngrohtë është shtëpia, sërish duhet të jesh më aktiv/e, veçanërisht në këtë periudhë.

Mos ha vetëm përshesh, por edhe fruta e perime

Viti i Ri, gjeli, përsheshi, bakllavaja, kadaifi dhe panetone-t nuk janë më një justifikim, ndaj gatuaj edhe vakte me perime dhe në vend të snaks, konsumo fruta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa këshilla për të qenë pozitivë

Festat e fundvitit rrisin stresin…

Ja si ta mbillni në shtëpinë tuaj

Keni dëgjuar për trëndafilin e Krishtlindjeve?