Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se ish-çifti më i komentuar në median rozë Olsi Bylyku dhe Egli Tako do të bëhen pjesë e “Big Brother VIP 3” pas ndarjes së tyre të bujshme.
Mirëpo së fundmi Egli ka zhvilluar një bisedë virtuale më ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa fansat kuriozë e kanë pyetur atë në lidhje me këto lajme nëse janë të vërteta apo jo.
“A do të hysh në ‘Big Brother Vip’? Nëse jo ta sugjeroj ta bësh. Do frymëzosh shumë vajza me sjelljen tënde”– ka shkruar ndër të tjera fansja.
Egli iu dha fund njëherë e mirë aludimeve duke thënë se nuk do të bëhet pjesë e këtij spektakli, pasi ka shumë ëndrra dhe objektiva që duhet ti realizojë para se të futet në këtë shtëpi.