MENU
klinika

Çfarë ndodhi mes çiftit?

Dafina Zeqiri i jep fund lidhjes me biznesmenin milioner?

07.01.2024 - 13:20

Dafina Zeqiri ka pasur një vit të mbushur me suksese, si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale. Këngëtarja ia ka dalë që edhe këtë vit të mbajë postin e një prej artisteve më të dashura dhe paguara nga publiku. Ndërkohë që historia e re e dashurisë me Kreshnikun, duket se po jetonte ditë të arta.

Themi duket, sepse në rrjetet e saj sociale, diçka ka ndodhur. Ndonëse është ndër artistet më të ndjekura, Dafina ka zgjedhur që të heq nga “Instagram”-i i saj thuajse të gjithë ndjekësit.

Tashmë, në këtë listë është vetëm mamaja e saj, presidentja Vjosa Osmani dhe studio muzikore. Kështu këngëtarja ka treguar që në rrjetet e saj sociale, zgjedhë të mbajë vetëm personat e afërt.

Por, ajo që na ra në sy ishte pikërisht mungesa e partnerit të saj. Lidhja e tyre u bë publike rreth disa muaj më parë, dhe që nga ai moment, të dy nuk e kanë fshehur ndjenjën e fortë që kanë për njëri-tjetrin, duke publikuar foto romantike dhe dedikime të ëmbla.

Madje, Kreshniku ishte krah saj si në koncerte ashtu edhe në të përditshmen e saj. Menjëherë fansat kanë ngritur pikëpyetje nëse çifti i ka dhënë fund kësaj lidhjeje, apo largimi nga “Instagram”-i i Kreshnikut është vetëm për efekt marketingu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN