MENU
klinika

Muzika Klasike

Fundviti vjen me mbrëmje Gala në Elbasan

26.12.2018 - 11:03

Fundviti pati një seri ngjarjesh të rëndësishme këtë vit. Pas edicionit të 5 të Festivalit të interpretuesve të vegjël në teatrin Skampa, pas shumë aktivietesh të suksesshme në këtë vit në teatrin ‘’Skampa’’ si shfaqja e “Volpone”, si dhe shfaqia e Orkestrës së Harqeve, në 29 dhjetor do të kulmojë me një performancë të artistëve të muzikës klasike në një mbrëmje Gala me dirigjimin e Maestro Ermir Krantja. Ky do të jetë dhe koncerti për fundvit në Elbasanin e traditave kulturore.

Mbrëmja ‘Grand gala’ e fundvitit do shpërthejë në një masë emocionesh të paharrueshme të dalë me koncertin i madh nën dirigjimin e maestro Ermir Krantjes dhe në skenë do të jenë Orkestra Simfonike e Elbasanit, me solistët e njohur nga publiku Kastriot Tusha, Ulpiana Aliaj, Jonela Golemi dhe Martin Kushi.

Koncerti është me vepra muzikore vokale, instrumentale dhe orkestrale të autorëve të huaj, këngë napoletane dhe arie nga operat. Gjithashtu në këtë mbrëmje do të ketë dhe pjesë të krijuara nga maestro Ermir Krantja që ka menduar për këtë koncert.

Do të ketë një vepër shqiptare për flaut dhe orkestër mbi tema shqiptare që nuk është dhënë më parës nga flautistja Jonela Golemi. Do të performojë me uverturën e operës “Carmen” nga kompozitori Georges Bizet, një nga vallet sllave të Dvorzhak, valsi i Çajkovskit “Bukuroshja e fjetur”, pjesë nga Brams, etj,

Kastriot Tusha pas një koncerti në Gjirokastër me këngë e tij mbreslënëse dhe pjesë të tjera si tenor, ku u prit në mënyrë të shkëlqyer nga artadashësit gjirokastritë, pavarësisht ambienteve të ftohta, do të kulmojë këtë fundvit në ‘’Skampa’’ me dy këngë napolitane. Sopranoja Ulpiana Alija nga ana e saj do të vijë për publikun elbasanas me dy arie.

Dirigjenti Ermir Krantja është një nga emrat e vlerësuar në botën e muzikës. Me dhjetëra koncerte të dirigjuara brenda dhe jashtë vendit ai ka marrë jo pak vlerësime.

 

Dirigjenti Ermir Krantja në nëntor dirigjoi operën “La Traviata” të Verdit për publikun në sallën e Pallatit të Kongreseve. Këtë operë ai e ka rivënë për të 150 herë.

Kliton Kapaj drejtor në Qendrën e Artit Elbasan është shumë i kënaqur për këtë eveniment shumë të rëndësishëm që do të mbushë Elbasanin në këto ditë të ftohta. Ai jep një vlerësim të lartë për përvojën e gjatë në vend dhe në koncertet jashtë vendit për maestro Ermir Krantjen.

“Ermiri është një nga dirigjentët me më përvoje dhe një emër në dirigjim, ndaj është kënaqësi ta kesh të ftuar të punojë me orkestrën e qytetit. Ky koncert ka dhe shumë të ftuar solistë dhe do të prezantohet nga Xhani Shqerra dhe Eva Murati”, shprehet drejtori Kapaj.

Ai ndihet i gëzuar dhe i kënaqur si për këtë fundvit madhështor që po mbyllet në Elbasan si dhe për periudhën një vjeçare me ngjarje kulmore për qendrën e Artit në Elbasan.

 “Ky ka qenë një vit fantastik arritjesh ku Qendra e Artit ka marrë shumë çmime të para në të gjitha sektorët. Ansambli “Isuf Myzyri” ka marrë dy çmime të para, Banda Frymore gjithashtu çmim të parë, teatri me shfaqjen teatrore ‘Volpone’ me katër çmime, Orkestra e Harqeve e qytetit çmim të parë.’’

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe