MENU
klinika

Përgatit ofensivën e radhës

Cilin qytet ukrainas ka në shënjestër tani Rusia?

10.01.2024 - 17:36

Duke përfituar nga momenti i vështirësisë së madhe për artilerinë ukrainase, Rusia mund të nisë një ofensivë masive dhe të kthejë konfliktin në zonën e Kharkiv.

“Shenjat e lëvizjeve kërcënuese të trupave të Moskës janë theksuar nga disa analistë, duke përfshirë një raport nga Instituti për Studimin e Luftës, dhe janë konfirmuar vetëm pjesërisht nga autoritetet lokale ukrainase, ndërsa udhëheqësit kombëtarë mohojnë rrezikun,” shkruan “La Repubblica”.

Dhe shumë elementë tregojnë se po shkohet realisht në këtë drejtim.

Ndërkohë, Kievi “ka transferuar në atë zonë veteranët e brigadës së 43-të. Ata janë të vetmit të pajisur me armë 203 mm, më të fuqishmit nga të gjitha, dhe sapo kanë marrë furnizime me municion nga Greqia.

Dje tanket Abrams të dhuruara nga Amerikanët, të cilët deri më tani kanë mbetur rezervë, dhe ka raportime për përplasje intensive në fshatin Synkivka, të përcaktuara nga buletinet ruse si ‘porta e Kupyansk’.

14) Ukrainian forces reach outskirts of Kupyansk

Për më tepër, kushtet e motit lejojnë përdorimin e automjeteve të blinduara “edhe nëse duket e pamundur që Kremlini dëshiron të rrezikojë një sulm të ri masiv të tankeve: ai i nisur në befasi në tetor kundër Avdiivka kushtoi humbje të mëdha njerëzish dhe tankesh.

Më shumë gjasa, rusët do të përfitojnë nga mungesa e predhave në bateritë e Ukrainës, duke lëshuar një breshëri shkatërruese përpara se të avancojnë këmbësorinë dhe mjetet e blinduara nëpër dëborë.”

Kjo ofensivë ka një “objektiv të drejtpërdrejtë ushtarak: të ripushtojë Kupyansk, i pushtuar në shkurt 2022 dhe më pas i çliruar 7 muaj më vonë nga revolta ukrainase”.

Qyteti konsiderohet strategjik sepse vepron si një nyje midis Donbass dhe Kharkiv.