MENU
klinika

Nuk i pastroni shpesh

Vendet në kuzhinë ku mblidhen më shumë bakteret

13.01.2024 - 12:52

Së bashku me banjën, gjëja më e rëndësishme është të mbani kuzhinë të pastër. Dhe shpesh ndodh që njerëzit të anashkalojnë pastrimin e vendeve ku mblidhen shumica e papastërtive dhe baktereve. Këto janë disa nga vendet ku ka shumë baktere.

Sfungjeri

Ironikisht, sfungjerët supozohet se pastrojnë gjërat, por ato janë një nga vendet më të këqija për bakteret e fshehura. Për t’i dezinfektuar, fillimisht lajini me detergjent dhe ujë të ngrohtë dhe më pas zhytini në dezinfektues. Lërini sfungjerët të thahen mirë. Nëse nuk keni lëng sterilizimi, zhytja në ujë të valuar është një zgjidhje e shpejtë.

Enë me ujë në aparatin e kafesë

Hidhni uthull në një tas dhe lëreni për pak kohë që të hiqen papastërtitë. Më pas shpëlajeni në ujë të nxehtë dhe thajeni.

Dorezat e frigoriferit dhe të sobës

Shumë prej nesh neglizhojnë dorezat dhe butonat që prekim çdo ditë. Do të ishte ideale që rregullisht t’i pastroni këto sipërfaqe me ujë të ngrohtë dhe detergjent ose të përdorni një sprej antibakterial.

Dërrasat prerëse

Bakteret shpesh qëndrojnë në sipërfaqet e dërrasave prerëse prej druri, pavarësisht nga larja. Pastroni dërrasën me ujë të nxehtë me detergjent, më pas shtoni ujë të sapovaluar mbi të për të sterilizuar dërrasën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?