MENU
klinika

Nga patatet tek orizi

10 ushqimet që s’duhen ngrohur kurrë në mikrovalë

21.09.2019 - 09:30

Mikrovala është një pajisje elektroshtëpiake shumë praktike dhe epoka e shpejtësisë për fat të keq ka arritur edhe në tryezë.

Por një furrë mikrovale ka shumë anë  të errëta dhe shpesh e përdorim gabim. Për shembull, mishi nuk duhet shkrirë në mikrovalë. Ose mos provoni të zieni vezën në të sepse do të shpërthejë  brenda mikrovalës.

Janë gjithashtu disa ushqime që nuk duhen ringrohur në mikrovalë për motive higjienike dhe shëndetësore. Në këtë rast, përdorni furrën e sobës ose tiganin. Ja 10 ushqime kryesore

Kërpudhat

Ngrohini në tigan: mikrovala mund t’i shkatërrojë dhe t’ju provokojë dhimbje stomaku.

 

Patatet

Ngrohja në mikrovalë ndryshon shijen dhe konsistencën e patateve, por jo vetëm: në patatet e gatuara dhe më pas të lëna në temperaturën e ambientit, tenton të zhvillohet ‘clostridium botulinum’. Mikrovala nuk është në gjendje ta shkatërrojë këtë bakter. Më mirë ngrohini në furrë ose tigan.

Pula

Kurrë në mikrovalë. Më mirë ngroheni në furrën tradicionale. Mishi i pulës kontaminohet lehtë nga bakteret dhe për të eliminuar këto mikroorganizma, duhet një nxehtësi e fortë e përhapur në mënyrë uniforme, gjë që nuk e siguron dot mikrovala.

Piza

Pica është një ushqim që mund të konsumohet edhe në temperaturën e ambientit. Nëse preferoni ta ringrohni, evitoni mikrovalën sepse e zbut shumë. Ngroheni në furrën tradicionale pasi ajo e lë krokante.

Orizi

Lënia e orizit në temperaturën e ambientit lejon shumimin e baktereve të cilat mund të shkaktojnë probleme të zorrëve: ngrohja në mikrovalë nuk i eliminon këto baktere.

Spinaqi

Spinaqi, ashtu si perimet e tjera me gjethe jeshile, mund të përmbajë sasi të rëndësishme nitratesh. Ngrohja në mikrovalë mund t’i transformojë ato në nitrite dhe më pas në nitrosamine, përbërje organike të klasifikuara si kancerogjene: mund të ndikojnë në kapacitetin e gjakut për të transportuar oksigjen.

Mishin e përpunuar

Mos ngrohni wurstel në mikrovalë: gatimi në mikrovalë gjeneron produkte të oksidimit të kolesterolit të cilat lidhen me sëmundje kardiake.

Specat djegës

Valët e mikrovalës gjenerojnë një reaksion kimik me kapsacinën dhe kjo jo vetëm thekson shijen djegëse të specave, por mund t’i bëjë edhe helmuese.

Bukët dhe fokaçet

Brumi i bukëve dhe fokaçeve ndryshon konsistencën dhe humbet shijen kur futet në mikrovalë.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”