MENU
klinika

Nga fundet e shkurtra te xhinset me bel të ulët

6 tendenca të vjetra që janë rikthyer zyrtarisht gjatë vitit 2024

17.01.2024 - 10:22

Bota e modës është kaq dinamike, pasi çdo vit ka “emocione” të reja sa i takon tendencave dhe prurjeve të reja. Por, nëse trendet dominuese janë një qasje për të qëndruar në atë që vishni dhe mënyrën si kombinoni çdo detaj në look-un tuaj, të shikuarit pas në atë se çfarë ka prodhuar moda ndër vite është çelësi për atë që po vjen.

Duket sikur vitet ‘90 dhe detajet Y2K (frymëzim nga stili i viteve 2000) kanë pasur gjithmonë ndikim në modë. Detajet vintage, fundet e shkurtra deri te xhinset me bel të ulët janë rikthyer si një rrymë dominuese gjatë 2024-ës dhe kjo ndihet në “ajër”

Gardëroba e gocave që duan të duken bukur dhe me stil këtë vit duhet të ketë këmisha me supe të ekzagjeruara, mëngë të stilit regbi që të kujtojnë stilin e aktorit Jacob Elordi në “Saltburn”, si edhe pantallonat kapri (me gjatësi sipër kyçit të këmbës) kanë rikthyer frymën e viteve ’80 për të depërtuar direkt në modën e 2024-ës.

Imagjinoni pak, xhaketa me shpatulla të gjera, tone maksimaliste veshjesh, fustane elegante dhe gjithçka tjetër direkt nga pasarelat e modës.

Pavarësisht nëse preferoni më shumë pantallonat me bel të shkurtër apo elementët sportiv në veshje, ka disa trende që mund t’i “përqafoni” që tani për të qenë IN me tendencat e fundit.

#1 Pantallona sportive

6 tendenca të vjetra që janë rikthyer zyrtarisht gjatë vitit

#2 Supe të ekzagjeruara

6 tendenca të vjetra që janë rikthyer zyrtarisht gjatë vitit

#3 Fustane të stilit “peplum”

6 tendenca të vjetra që janë rikthyer zyrtarisht gjatë vitit

#4 Shkëlqim i viteve ‘80

6 tendenca të vjetra që janë rikthyer zyrtarisht gjatë vitit

#5 Bluza polo

6 tendenca të vjetra që janë rikthyer zyrtarisht gjatë vitit

#6 Pantallona kapri

6 tendenca të vjetra që janë rikthyer zyrtarisht gjatë vitit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN