MENU
klinika

Nga kosi te avokadoja

8 ushqime që të ndihmojnë me fryrjen e barkut para se të shkosh te mjekimet

17.01.2024 - 10:30

Fryrja e barkut i ndodh të gjithëve në momente të caktuara, edhe kur bëjmë maksimumin e përpjekjeve për të qenë në formë të mirë fizike.

Ki parasysh që duhet të tregosh kujdes me ushqimet që e ndjen se të shkaktojnë siklet për të mos i ngrënë. Ka raste që fryrja shkaktohet pas një vakti të bollshëm me një ose dy ushqime problematike. Ndonjëherë shkaktar është uji i mbledhur në trup prej ndryshimeve hormonale.

Ndjesia e parehatisë që shkakton fryrja është sikleti më i madh, ndaj po ju njohim me 8 ushqime që do t’ju ndihmojnë ta lehtësoni veten, pa kaluar te mjekimet apo suplementet.

Kosi: I pasur me probiotikë dhe bakterie të mira që ndihmojnë procesin e tretjes, kosi e lehtëson shpejt inflamacionin.

8 ushqime që të ndihmojnë me fryrjen e barkut para se të

Xhenxhefil: Konsiderohet si një nga mjekimet bimore më të vjetra në botë, xhenxhefili ka veti anti-inflamatore shumë të forta.

8 ushqime që të ndihmojnë me fryrjen e barkut para se të

Banane: Potasiumi është arsyeja kryesore pse ky frut jep kontribut në mirëmbajtjen e sistemit tretës.

8 ushqime që të ndihmojnë me fryrjen e barkut para se të

Limoni: Po, hilja e vjetër e ujit të ngrohtë me limon ndihmon. Aciditeti i tij është shumë i ngjashëm me të vetë stomakut, ndaj ndihmon në balancimin e tij.

8 ushqime që të ndihmojnë me fryrjen e barkut para se të

Avokado: Nëse je duke mbajtur dietë pa karbohidrate, avokadot janë një opsion i mirë për të hequr fryrjen pasi janë pasura me potasium dhe antikoksidantë.

8 ushqime që të ndihmojnë me fryrjen e barkut para se të

Kastraveci: Përmban shumë ujë dhe kontribon në hidratimin e organizmit. Kjo ndihmon në largimin e ujit të tepërt nga qelizat.

8 ushqime që të ndihmojnë me fryrjen e barkut para se të

Asparagu: Ka aminoacide që ndihmojnë në largimin e ujit të tepërt nga trupi.

8 ushqime që të ndihmojnë me fryrjen e barkut para se të

Kivi: Actinidin është një enzimë që gjendet te kivi dhe shpejton tretjen.

8 ushqime që të ndihmojnë me fryrjen e barkut para se të