MENU
klinika

Revolucioni i gjeneratës Z

Fundjavat në të ardhmen do të jenë pa alkool, por pse?

30.01.2024 - 07:25

Të shtunat mbrëma, (ose të premtet) do jenë pa alkool në të ardhmen, të paktën kështu thonë parashikimet. Pse? Sepse Gen Z, brezi i ri (që përfshin të lindurit nga 1997-a e deri në 2010-ën), kanë nisur të pinë mocktails. Për ata që nuk e dinë, kjo pije është një imitim i koktejeve pa alkool.

Sipas një studimi të bërë nga “Marketplace”, gjithmonë e më shumë njerëzit po i largohen alkoolit. 41% e brezit të quajtur Millennials (të lindurit nga 1981-1996), dhe 21% e Gen Z, kanë deklaruar se pinë pak dhe nuk e teprojnë kur dalin në fundjavë.

Fundjavat në të ardhmen do të jenë pa alkool, por pse?

Një nga arsyet e këtij ndryshimi sipas studimeve është shtimi i listës së pijeve joalkoolike dhe fokusi i punonjësve të barit për t’i bërë më të mirë dhe per të treguar kretivitet në shije.

Gjithashtu, gjatë pandemisë, shumë njerëz kuptuan se kanë pirë shumë, të paktën kështu shkruhet në Forbes, sipas një studimi të bërë për brezin më të ri, Gen Z pranon edhe që alkooli ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.

Për t’i shtuar kësaj edhe trendin #soberparty që është bërë viral në TikTok.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN