MENU
klinika

Gjatë vitit 2023

Rekord vizitorësh në Muzeun “Marubi”

30.01.2024 - 14:25

Viti 2023 shënoi një rekord vizitueshmërie të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” me një numer total prej 19220 vizitorësh (52,7% femra dhe 47,3% meshkuj) shifër kjo 22% më e lartë se në vitin 2022. Krahasuar me vitin 2022, ka një shtim të vizitorëve vendas duke e çuar në 42% të vizitueshmërisë totale.

Ndër vizitorët e huaj të muzeut “Marubi” ashtu si në vitet e mëparshme, vendin e parë e zënë vizitorët nga Italia me 11,1% dhe Franca me 9,8%, të ndjekur nga Gjermania me 8.4% e Holanda me 4%.

Një vend të rëndësishëm në këtë statistikë zënë edhe vizitat e organizuara nga shkollat. Gjatë vitit, në kuadër të vizitave të prenotuara dhe programit të edukimit, muzeu u vizitua nga 1940 nxënës e studentë të institucioneve arsimore në vend, me një vizitueshmëri më të lartë nga shkollat 9-vjeçare.

“Marubi” shkruan se, çdo “vit statistikor” është një moment reflektimi dhe programimi në raport me ofertën ndaj vizitorit të target grupeve e kombësive të ndryshme, për cilësinë e vizitës, për sugjerimet dhe kritikat që evidentohen e analizohen nga pyetesoret ne gjuhen shqipe dhe angleze.

“Përgjatë viteve jemi përpjekur t’ju sjellim ekspozita, biseda, programe edukimi, botime dhe evente të tjera që ndërlidhen patjetër me fotografinë dhe arkivin Marubi, zemrën e institucionit tonë, por gjithmonë vëmendja jonë është tek kultivimi, tek hulumtimi, tek hapja ndaj publikut e tek kujdesi ndaj studiuesve, vizitorëve, nxënësve e studentëve; tek krijimi i dinamikave për krijimin e një hapësire ftuese e cila ruan e promovon trashëgiminë kulturore në qytet e më gjërë”, shkruhet në postimin online të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët