MENU
klinika

Shndrrimi i Urgjencës Kombëtare

Ambulancat e reja/ Rama: Personeli i urgjencës është dyfishuar

27.12.2018 - 12:12

Kryeministri Edi Rama tha sot se Urgjenca Kombëtare tashmë është autonome dhe është shndërruar nga një shërbim i degraduar, në një shërbim që garanton ndihmën bazë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në prezantimin e flotës së ambulancave të reja, Rama deklaroi se e shkuara është e shkuar përgjithmonë por se e ardhmja sfiduese është ende lartë.

“Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç se të mbështetemi tek faktet e punës sonë dhe të krijojmë me punën tonë fakte të reja e kuptimplota. Se si ishte urgjenca mjekësore është një histori që do kërkonte kohë të gjatë për t’u treguar dhe vështirësi për t’u pranuar. Mjekët e dinë shumë mirë se pacientët e harrojnë atë që heqin sapo dalin nga spitali dhe nuk i kujtojnë këshillat.

Ne sot me shumë krenari mund të themi se e shkuara është përgjithmonë e shkuar edhe pse e ardhmja është ende larg për një urgjencë kombëtare mjekësore në lartësinë e sfidës për t’u përgjigjur në kohë reale çdo familje.

Ama sot ka një të dhënë domethënëse që është thelbi i reformës, për të kërkuar urgjencën nuk kalon më nëpërmjet spitalit, nuk ka më nevojë t’u biesh që të përpiqen dhe të presësh që pasi e çon fjalën në spital, ta çojë tek urgjenca e pastaj në shtëpinë tënde.

Urgjenca është autonome dhe është shndërruar nga një shërbim i degraduar, në një shërbim që garanton pa diskutim asistencën bazë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ne i dyfishuam shërbimet përgjatë këtij viti, pavarësisht se çfarë thonë gojët që nuk pushojnë”, deklaroi kryeministri.

Rama tha se personeli i urgjencës sot është i dyfishuar. “Kemi 448 mjekë e infermierë më shumë e personel mbështetës. 49 mijë njerëz shqiptarë e të huaj janë shërbyer në qendrat shëndetësore turistike nga qershori deri në shtator.

Shifrat sot janë 900 thirrje në ditë, të cilat shkojnë direkt përmes sistemit të kompjuterizuar në veshin e urgjencës kombëtare.

Çdo shërbim sot regjistrohet online, ndërkohë që koha e ndihmës së parë është shkurtuar në mënyrë të ndjeshme.

Akoma më e rëndësishme, 50% e shërbimit është e përqendruar në banesa falë gatishmërisë së personelit të urgjencës”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë