MENU
klinika

Tregu nuk furnizohet

Gjirokastër/ Bien shitjet për fundvit

27.12.2018 - 12:57

Tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër është tkurrur shumë me kalimin e viteve. Ka më pak tregtarë si pasojë e reduktimit të numrit të blerësve.

Këtë vit duket se çmimet nuk janë më arsye për shitjet e pakta. Tregtarët thonë se stendat e fruta-perimeve furnizohen 2 herë në javë pasi shitjet nuk e justifikojnë furnizimin ditor.

Këtë vit prurjet në treg nga fermat e vogla të rrethinave janë minimale. Bujqit sjellin vetëm spinaqin, erëzat dhe vezët.

E vetmja që s’ka ndryshuar e madje vihet re një rritje në shitje është kërkesa për mishin e bagëtive të imëta që do të shkojnë për tryezën e natës së ndërrimit të viteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë