MENU
klinika

Nuk u lejua të futej në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Gjiknuri: Habitem që të dyja opozitat që nuk e çojnë përpara këtë proces

06.02.2024 - 14:37

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në një prononcim për mediat është shprehur se grupi i Rithemelimit po e bën të pamundur zhvillimin e mbledhjes.

Gjiknuri tha se duhet të caktojnë një datë tjetër për mbledhje ndërsa shprehu habi sesi të dy opozitat nuk bëjë përpjekje për ta çuar përpara këtë proces.

Ndër të tjera ai tha se vetëm anëtarët e mazhorancës paraqiten në mbledhje, teksa shtoi se dhe me ligjin e vjetër PS është konforme.

“Sërish një pjesë e opozitës, ata të Rithemelimit, bllokuan hyrjen dhe e bënë të pamundur zhvillimin e mbledhjes. Përsëri duhet të caktojmë një datë tjetër.

Habitem për një gjë, të dyja opozitat nuk po bëjnë aktive për ta çuar përpara këtë proces. Janë vetëm anëtarët e mazhorancës, habi dhe absurditet.

Mazhoranca është konformE me këtë ligj”, tha Gjiknuri.

Pyetjes se pse bashkëkryetari tjetër, Enkelejd Alibeaj nuk merr pjesë, Gjiknuri tha: “Nuk e di, pyetjen drejtoja Alibejat”.

Debati me Gjiknurin te dera:

Gjiknuri: Doni Reformë Zgjedhore?!

Noka: Thuaj kryetarit tënd nuk bën dot asgjë me opozitë të emëruar. As ti as Edi Rama nuk mund të mohoni opozitën, nuk e zhbëni dot.

Gjiknuri: Hajde futini brenda, hajde të dëgjojmë shoqërinë civile.

Noka: Hajde në sallë. O Mulo me shoqërinë civile do bashkërendojmë…

GJiknuri: Çfarë opozite e emëruar, a je aty brenda…

Noka: A ke qenë në opozitë ti? Ke pas bashkëkryetarin, ku e kam unë bashkëkryetarin?

Gjiknuri: Kush e solli bashkëkryetarin? Ju e keni sjell…

Noka: Ta solli Rama, e ke emëruar ti…

Gjiknuri: Mulo mos bërtit. Keni vendos ta bllokonani prapë.

Noka: Ke qejf mercenarët.. Keni qejf mercenarët.. A jam në opozitë?

Gjiknuri: I keni të gjithë, Fatmirin, Shpëtimin.. Oerdi Ja ku është.

Noka: Damiani 1 dhe Damiani 2, dy bashkëkryetarët… Ja ku është bashkëkryetari jonë (Bylykbashi)

Gjiknuri: Të futet, të ulet brenda…

Noka: Oerd Bylykbashi, ky e ka vullnetin e opozitës..

Gjiknuri: Kodi Zgjedhore ju duhet juve, nuk doni pune per ju..

Noka: Emrin opozite s’ja jep dot nje tjetri. Nga rruga do te rrafshojme ty dhe Edi Ramen.

Gjiknuri: Nuk doni Kod Zgjedhore! Ikni te rruga tani beji te fala atij shokut tat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN