MENU
klinika

Analiza

A po e ndihmon Elon Musk Rusinë me satelitët e tij?

13.02.2024 - 18:35

Forcat ruse po fitojnë akses në satelitët Starlink ilegalisht përmes vendeve të treta dhe po e përdorin gjithnjë e më shumë në fushën e betejës, tha një zëdhënës i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës për Reuters të hënën, pa shpjeguar se si ai e dinte për këtë.

Zyrtari ushtarak Andriy Yusov tha se po bëhen përpjekje për të parandaluar forcat ruse të përdorin terminalet e internetit satelitore, të prodhuara nga SpaceX e Elon Musk, për të koordinuar sulmet në pjesët e pushtuara të Ukrainës.

“Kontrabandë nga vendet e treta”, tha Jusov, i pyetur se si forcat ruse i marrin këto pajisje.

“Përdorimi i linjës frontale është rritur,” tha ai. Kur u pyet nëse Ukraina po përpiqet ta ndalojë atë, ai tha se ata po punojnë për këtë.

Të hënën Kremlini pohoi se terminalet nuk janë të certifikuara për përdorim në Rusi,as nuk janë duke u prokuruar zyrtarisht dhe për këtë arsye nuk mund të përdoren. Starlink pretendon se nuk bën biznes me qeverinë ose ushtrinë ruse.

How Elon Musk became a power player in the Ukraine war | The Hill

Sipas njoftimit të 8 shkurtit, terminalet e Starlink s’janë aktive në Rusi dhe SpaceX kurrë nuk ka shitur apo reklamuar shërbime në Rusi ose nuk ka dorëzuar pajisje në vende në këtë vend. Terminalet e Starlink, të cilët ofrojnë shërbim të internetit me shpejtësi të lartë, u dërguan për të ndihmuar Ukrainën pas pushtimit rus në shkurt të vitit 2022 dhe janë vendimtare për komunikimet e vijës së parë të Ukrainës.

Përdoruesit që blejnë shërbimet Starlink duhet të kalojnë një proces vërtetimi përpara se të përdorin këta satelitë.

Sipas një analize të medias Wall Street Journal, ushtarët rusë mund të kishin marrë pajisje Starlink nga ukrainasit përmes betejës dhe të lidheshin me satelitët në atë mënyrë.