“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Farmacia e familjes, ç’duhet të përmbajë
Mjeku: Farmacia e familjes është shumë e rëndësishme. Sigurisht në raste të caktuara nuk mund të çohemi në mes të natës për një dhimbje koke apo për një gërvishtje, kështu që është mirë që disa gjëra t’i kemi në shtëpi. Sidomos nëse kemi të sëmurë kronikë. Ja një orientim se ç’mund të përmbajë farmacia e familjes. Sigurisht, farmacia pasurohet sipas problemeve të veçanta që ka familja. Duhet ditur përdorimi i medikamenteve sipas moshës dhe të kontrollohet herë pas here data e skadencës.
Farmacia duhet të përmbajë:
Termometër
Medikamente për uljen e temperaturës (me bazë paracetamoli dhe ibuprofeni). Në varësi të moshës ato mundet të jenë në formën e shurupeve, suposteve ose kokrrave
Pomadë antialergjike ose për të qetësuar kruarjet e dhimbjet e lëkurës (p.sh. advantan)
Medikamente kundër reaksioneve alergjike: p.sh. ultrakorten, deltakorten, dexametason.
Medikamente kundër dhimbjeve, p.sh. alginor, bruskopan
Për ata që kanë kaluar konvulsione: valium, luminal
Medikamente për lirimin e hundëve sipas moshës
Mikroklizma në raste kapsllëku (kush ka fëmijë të vogël)
Ankerplaste të përmasave të ndryshme.
Garza sterile, bende, leukoplast.
Një dezinfektant dhe alkool 76 gradë
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.