MENU
klinika

Zbardhet arsyeja

Pezullohet me një vit gjyqi paraprak ndaj Arben Ahmetajt

16.02.2024 - 12:14

Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit gjyqin paraprak ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka”. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e News24 Klodiana Lala.

Shkak për pezullimin është bërë pasi ish-ministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati dhe gjyqi nuk mund të bëhet në mungesë të tij.

Gjykata ka konstatuar se ish-zv kryeministri i pandehur nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij. Nga ana tjetër, prokura që ka paraqitur në gjykim avokati i tij Henrik Ligori ka qenë e hershme dhe nuk i jepte tagrat e nevojshëm për këtë gjykim.

Seanca paraprake për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj është shtyrë dy herë.

Kujtojmë që më 7 dhjetor SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen në ngarkim të ish-zëvendës kryeministrit.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, në kohën kur Ahemtaj mbante postin e ministrit të Financave, ai ka shpërdoruar detyrën duke kryer parregullsi në këtë proces dhe duka ia shitur fabrikën një biznesmeni, edhe pse shteti shqiptar ia kishte njohur më parë truallin ish-pronarëve.

Ahmetaj është shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit