Ndryshe nga sezonet e tjera këtë vit, Ledion Liço i mori Arbana Osmanit drejtimin e “Big Brother VIP”.
Ndonëse në fillim të këtij spektakli moderatorja e uroi mikun e saj për detyrën e re, mesa duket marrëdhënia e tyre është krisur.
Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, teksa Meri Shehu e komplimentoi atë për mënyrën se si e prezanton spektaklin, Ledioni u shpreh se këtë javë ka pasur mjaft komente të tilla positive, ndërsa vazhdoi duke thënë: “Vetë formati i ‘Big Brother’ të jep mundësinë që të ngrihesh në piedestal, e nëse ikën nga ai ‘merr për poshtë’”.
Pas kësaj deklarate, njerëzit mendojnë që ky ishte një “thumb” për Arbana Osmanin, megjithëse moderatori nuk përmendi emra.