Javanews
Home Kryesoret
Shantazhet në rrjetet sociale, Balla: Po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online
18/02/2024 13:55
Shperndaj ne Facebook
Shperndaj ne Twitter
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reagua pas një tjetër rasti të shantazhit në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Facebook, Balla thekson se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, po punojnë të të evidentuar çdo rast shantazhi dhe dhunë përmes rrjeteve sociale.
Sipas tij po punohet për ndryshimet ligjore kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.
Postimi i Ballës:
Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve KibernetikeTiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë identifikuar një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale me rrezikshmëri ndaj një minoreneje.
Po bashkëpunojmë me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve tona në përballjen me këtë formë kriminaliteti. Policia e Shtetit po rrit vigjilencën dhe forcën parandaluese, është i domosdoshëm bashkëpunimi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale, për të na dhënë mundësinë e reagimit në kohë. Në momentin më të parë të konstatimit duhet denoncuar dhe jo të bini pre e shantazhit!
Paralelisht po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.