MENU
klinika

Filmi më i ri me tematikë superheronjsh

Pse “Madame Web” po kritikohet kaq shumë?

21.02.2024 - 08:51

“Madame Web” është filmi më i ri me tematikë superheronjsh që po shfaqet në kinematë e gjithë botës. Por ky prodhim nuk është pritur fare mirë nga kritika dhe kjo është reflektuar menjëherë në fitimet dhe renditjen e tij në “Box Office”.

Fundjavën që shkoi, fitimet e tij ishin vetëm 17.6 milionë dollarë, ndërsa prej momentit që u publikua për herë të parë, totali i fiitmeve arriti 25.8 milionë dollarë.

Me protagonistë Dakota Johnson, Sydney Sweeney dhe Adam Scott, prodhimi pritej të kishte shumë komente pozitive nga fansat, por TikTok-u është mbushur me video që e përshkruajnë si të tmerrshëm, të shëmtuar dhe humbje kohe.

“Shkova për të parë “Madame Web” dhe ishte i tmerrshëm. Humba dy orë të jetës time kot. Mos e bëni edhe ju të njëjtin gabim”, tha dikush.

Kritikët nga ana tjetër e kanë analizuar filmin për editim të dobët, skenar aspak kreativ, skena aksion shumë të vakëta dhe në “Rotten Tomatoes” vlerësimi për të është 13%, që konsiderohet shumë i ulët.

“Një aksident me makinë do kishte qenë më interesant se ky film”, shkruan dikush. Një tjetër thotë se ky film është një humbje për kinematografinë.

Ka pasur edhe nga ata që kanë shkruar se filmi u është dukur interesant dhe disi qesharak dhe komik në mënyrë të këndshme, por fansat më të mëdhenj të filmave me superheronj thonë se “Madame Web” nuk krahasohet me asnjë prodhim tjetër të Marvel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga "Mean Girls" te “It ends with us”

Një listë me filma që mezi presim t’i shohim në 2024

‘Dhimbje e papërshkueshme’

Madonna anulon sërish turneun e saj

Femra e parë superhero në filmat e “Spider-Verse”

Dakota Johnson pjesë e filmave të “Marvel”