MENU
klinika

‘Dhimbje e papërshkueshme’

Madonna anulon sërish turneun e saj

26.12.2019 - 22:16

Dhimbja është e madhe sa që për Madonën nuk ka qetësi, duke e detyruar yllin e pop-it të anulojë sërish turneun e saj në Amerikën e Veriut.

foto galeri

Në një video në Instagram, këngëtarja e famshme flet për një dhimbje të papërshkueshme deri në atë pikë që e kanë detyruar të anulojë turneun e Madame X në Miami.

foto galeri ’Teksa ngjitesha për të kënduar ‘Batuka’, të shtunën mbrëma në Miami- shkruan Madonna në rrjetet sociale- isha në lot nga dhimbja e ditëve të fundit.

foto galeri

E konsideroj veten një luftarake të madhe, dhe nuk dorëzohem asnjëherë. Eshtë momenti të dëgjoj trupin tim dhe të pranoj që dhimbja është shqetësuese’.

Madonna më pas u ka kërkuar falje fansave të saj për anulimin e show-t të saj të fundit.