MENU
klinika

Kush është "Madame X"?

Madonna rikthehet me album të ri

16.04.2019 - 10:20

Pas shumë kohësh ku ka qenë më pak aktive ne treg, Madonna rikthehet  për të sjellë së shpejti albumin e saj më të ri.

Ajo tashmë e njofton zyrtarisht këtë.

Ky album do të vij nën titullin “Madame X” dhe vetë këngëtarja e njoftoi lançimin më të ri me një sërë postimesh në “Instagram”.

Për shumë kohë ajo ka lënë mister kohën e publikimit dhe emrat me të cilët ka bashkëpunuar.

Këngëtarja ndërkohë shpjegon edhe kush është “Madame X”, një agjente sekrete që udhëton nëpër botë, duke ndryshuar shpesh identitet dhe që lufton për lirinë.

Gjithashtu është një mësuese kërcimi, një profesoreshë, lidere, një guvernante, një e burgosur, një shenjtore, një e përdalë.