Pasarelat në tapetet e kuq na kanë vërtetuar shumë gjëra për sezonet e reja të vitit 2024. Përveç modeleve më “IN” që do të pushtojnë përditshmëritë, tashmë është caktuar nga vëzhguesit e modës edhe për 5 ngjyrat që do të marrin të gjithë vëmendjen.
Gold
Në pasarelat e pranverë- verës, floriri ishte kudo. Secili stilist e interpretoi atë në mënyrën e vet, me prekjen dhe stilin e tyre gjithmonë të dallueshëm. Michael Kors fokusohet në një përzierje të thjeshtësisë dhe glamurit: minifund me temina ari, çantë të përshtatshme në të njëjtën ngjyrë dhe këmishë në stilin mashkullor. Ngjyra gold pritet që të dominojë në 2024, ashtu si katër ngjyrat e tjera që do jua zbulojmë më poshtë.
E kuqja
E kuqja që tashmë ka ndriçuar dimrin, përfundimisht do të na “pushtojë” edhe verën këtë vit. Një fustan i gjatë i kuq do të jetë i domosdoshëm në gardërobë. Ashtu si fustani i krijuar nga Pier Paolo Piccioli për Valentino, që mund të jetë një frymëzim i padiskutueshëm. Për ditën këshillohet të merret një frymëzim nga Tod’s i cili zgjodhi për kostumin e tij një nuancë të kuqe të zbehtë. Është një pamje perfektë për një dukje në zyrë.
Nuancë pjeshke
Ngjyra rozë e lehtë, në nuancat e pjeshkës është një nga ngjyrat që dominoi në pasarelat për koleksionet e reja Pranverë- Verë 2024. Është një nuancë e përshtatshme për veshjet e ditës, po ashtu edhe për daljet në darkë.
Bezhë
Bezha është një ngjyrë shumë e thjeshtë dhe e pëlqyer nga vajzat dhe gratë. Është shumë “shik” dhe e përshtatshme për pamjet gjatë ditës. Një shembull i përsosur është veshja e propozuar nga Dries Van Noten në pasarelen e Pranverë- Verës 2024; pantallona të gjera me një xhaketë mini dhe këmishë klasike me vija të bardha dhe blu. Një pjesë e pashmangshme kur mendojmë për ngjyrën bezhë është gjithashtu edhe palltoja.
E gjelbër
Ngjyra e gjelbër është rikthyer gjithashtu në modë për sezonin e ri Pranverë-Verë 2024, pas shumë sezonesh kur kjo nuancë kishte kulmin e saj. Gucci krijoi një pallto të gjatë në këtë ton, me thekë në fund të mëngëve dhe të palltos. E përshtatshme për t’u kombinuar me një palë mini pantallona dhe këpucë me takë.