MENU
klinika

“Berisha agjent i dyfishtë”

Arben Meçe: Partia Demokratike lidhje të hershme me agjenturën serbe

21.02.2024 - 10:36

Analisti Arben Meçe, ka aluduar për lidhje të Sali Berishës me agjenturën jugosllave dhe sovjetike.

Meçe tha se PD ka pasur lidhje të hershme me shërbimin sekret jugosllav dhe se Berisha ka qenë agjent i dyfishtë i strukturave sekrete si UDB dhe KGB.

“PD ka qenë infrasktrukturë që kishte lidhje të forta me shërbimin jugosllav. Sali Berisha ka qenë agjent i dyfishte i UBD-së dhe KGB-së. Kur ne i themi të gjitha këto, njerëzit qeshin dhe thonë janë artikulime mediatike. Në këto momente që po flasim Basha po ngre me të madhe hapjen e këtyre dosjeve. Këto janë problemi i sigurisë kombëtare. Mua më kanë ardhur dosje, por zëri im ishte hiç kur e thoja unë”, tha Meçe për Report Tv.

Ish-deputeti madje ka thënë se një deklaratë e tillë është e bazuar mbi prova.

Në këtë aspect ai ka mbështetur edhe deklaratën e Lulzim Bashës për hapjen e dosjeve për zbulimin e agjentëve KGB-së sovjetike dhe UDB-së jugosllave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN