MENU
klinika

Detajet

Një ditë pas protestës së opozitës, Gazment Bardhi mbledh sot grupin parlamentar

21.02.2024 - 10:38

Një ditë pas protestës së opozitës, e cila u mbajt para Kryeministrisë, grupi parlamentar demokrat do të mblidhet sot.

Ka qenë Gazment Bardhi ai që ka njoftuar kolegët e tij për mbledhjen. Mësohet se takimi është parashikuar që të nisë në orën 11:30 në Kryesinë e Kuvendit.

“Te nderuar kolege,
Nesër ora 11:30 do te zhvillojme mbledhjen e grupit. Për shkak se disa kolege kane mbledhje me vone ne Kryesi, mbledh neser do ta zhvillojme tek salla e grupit ne Kryesine e Kuvendit. Ju falenderoj! Naten.”, thuhet në njoftimin për demokratët.