MENU
klinika

Studimi

Mjekra e burrave është më e pistë se qimet e qenve

23.02.2024 - 08:15

Një studim i ri thotë se mjekra e një burri mund të jetë më e pistë se qeni. Shkencëtarët në klinikën Hirslanden në Zvicër morën shtupa nga mjekra e 18 burrave dhe nga qafat e 30 qenve të racave të ndryshme.

Përmes studimit, u zbulua se qimet e fytyrës kishin një numër më të lartë të baktereve te të gjithë burrat të moshës 18 deri në 76 vjeç, krahasuar me vetëm 23 nga 30 tamponët e qenve që kishin një sasi “dukshëm më të lartë” bakteresh.
Për më tepër, shtatë nga mjekrat e burrave kishin baktere që ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut.

“Kërkuesit gjetën një ngarkesë dukshëm më të lartë bakteriale në ekzemplarët e marrë nga mjekra e meshkujve në krahasim me leshin e qenve”, tha autori i studimit, profesor Andreas Gutzeit, raporton Daily Mail. “Në bazë të këtyre gjetjeve, qentë mund të konsiderohen të pastër në krahasim me burrat me mjekër”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Getoari tregon çfarë e mundon...

“Mjekra e gjatë më pengon të gjej gojën”


Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?