“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilët faktorë ndikojnë në nivelin e tolerancës së stresit?
Mjeku: Është e nevojshme të njohim kufirin tonë të stresit. Kur kemi shumë stress? Çdo njëri prej nesh është i ndryshëm. Disa njerëz janë në gjendje të përballojnë situata mjaft të vështira, disa të tjerë frustrohen për gjëra mjaft të vogla dhe disa të tjerë eksitohen nga situata mjaft stresuese. Ka njerëz që funksionojnë mjaft mirë kur punojnë nën stres.
stres panikAftësia juaj për të përballuar stresin varet nga shumë faktorë, ku përfshihet: cilësia e marrëdhënies, pikëpamja juaj e përgjithshme mbi jetën emocionale, intelektuale dhe aspekti gjenetik.
Cilët faktorë ndikojnë nivelin e tolerancës së stresit?
Ka disa faktorë. Të tillë janë:
–Rrjeti i miqve, familjes, kolegëve që mund të shërbejnë si zonë mbrojtje nga efektet e stresit.
–Ndjesia e kontrollit. Është më e lehtë përballimi i stresit kur keni një vetëbesim dhe aftësi të ndikoni mbi ngjarjet që shkaktojnë stres.
–Qëndrimi dhe opinioni juaj: Njerëzit optimistë janë shpesh më të guximshëm në situata stresuese. Ata kanë tendencë për të përqafuar sfida, kanë një ndjenjë të fortë të humorit dhe pranojnë se ndryshimi është pjesë e jetës.
–Aftësia e të menaxhuarit të emocioneve. Stresi është një përjetim dhe do të përjetohet shumë keq nëse nuk dimë të qetësojmë veten. Aftësia për të sjellë emocionet në balancë fitohet në vite dhe varet nga përvoja e jetës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.