Arka e shtetit ka mbledhur më shumë para në muajt e parë të këtij viti. Si rezultat i performacës së mirë qeveria ka rishikuar buxhetin 2024 duke rishpërndarë fondet. Ndryshimet janë zbardhur në fletoren zyrtare dhe tregojnë se të ardhurat e përgjithshme janë rritur me rreth 11 miliardë lekë, apo rreth 28.2 për qind të PBB.
Peshë kryesore në rritjen e të ardhurave e ka pasur rritja e kontributeve në skemën e sigurimeve shoqërore. Janë 7.9 miliardë lekë që kanë rezultuar si tepricë dhe janë arkëtuar në buxhet në një zë të veçante “Rezultati Financiar i ISSH-së.
Kjo ka ardhur si pasojë e formalizimit dhe nga rritja e arkëtimeve të sigurimeve shoqërore por edhe si pasojë e tatimit mbi fitimin dhe tatimit mbi të ardhurat personale.
Në mbledhjen e më shumë parave në skemën e pensioneve ka ndikuar edhe rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, masë kjo që ndikoi pozitivisht të ardhurat nga sigurime.
Po ashtu pagat pësuan rritje në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik. Rritja e të ardhurave është vendosur të kalojë për investime. Në bazë të aktit normative zëri i investimeve shkon në total 87.5 miliardë lekë apo 3.6 % e PBB nga 77.3 miliardë që ishte më parë.
Të dhëna e detajuara të aktit normativ tregojnë se investimet përqendrohen kryesisht në ndërtimin e rrugëve po edhe një fond për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.
Fokus i qeverisë është mbetet vijimi i uljes së borxhit publik. Në fund të vitit 2023 borxhi publik arriti në 59.2%.
Të ardhurat në buxhet:
Ishin 676 miliardë lekë
Bëhen 686.7 miliardë lekë
Investimet publike
Ishin 77.3 miliardë lekë
Bëhen 87.5 miliardë lekë.