MENU
klinika

Çfarë do të thotë kjo për poseduesit e telefonit

Zgjatet jetëgjatësia e baterisë për iPhone 15

25.02.2024 - 13:07

Apple ka dyfishuar jetëgjatësinë e baterive në pajisjet iPhone 15, të paktën në të dhënat e ofruara nga kompania.

Në një dokument mbështetës të përditësuar së fundmi, kompania thekson se “bateritë e iPhone 15 janë krijuar për të ruajtur 80 për qind të kapacitetit të tyre origjinal në 1000 cikle të plota të ngarkimit në kushte ideale”. Kjo i referohet të gjitha versioneve të modelit iPhone 15.

Aty ku numri tani është “1000”, dikur ishte “500”, që ende i referohet serisë iPhone 14 dhe modeleve më të vjetra.

Apple thotë se ka kryer teste në të cilat bateritë e telefonit janë ngarkuar plotësisht dhe janë shkarkuar 1000 herë “nën rrethana specifike që përfaqësojnë raste të përdorimit të zakonshëm”, dhe kjo është arsyeja pse jetëgjatësia e vlerësuar është përditësuar.

Për momentin, kjo rezulton në një dokument mbështetës që në mënyrë të përshtatshme i bën telefonat e fundit të duken veçanërisht tërheqës dhe kështu mund të inkurajojë disa nga ata që kërkojnë të zëvendësojnë pajisjet aktuale.

Aktualisht, Apple po kryen teste të tilla edhe për iPhone 14, për të parë nëse duhet ndryshuar përshkrimi edhe për atë seri.