MENU
klinika

20-shkurti, reagon Gjekmarkaj

“Tani duhet të bëhemi fitues dhe jo servilë”

25.02.2024 - 13:55

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me lëvizjet e fundit të opozitës duke thënë se protesta e 20 shkurtit i ka zhgënjyer të gjithë në një farë mënyre, disa pozitivisht e disa negativisht.

Sipas tij bashkimi i PD është elementi më thelbësor dhe se protesta nuk është çështje numrash, por fryme dhe shprese, gjë që u arrit.

Postimi i plotë i Gjekmarkaj:

Me thirrjen e opozites me 20 Shkurt u realizua një protestë e madhe në Bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Në një farë menyre ajo i zhgenjeu të gjithë, dikë pozitivisht e të tjerë negativisht.

Arsyet pse ata dolen janë disa. Bashkimi i PD-së është elementi më thelbesor. Kjo ngjarje nuk është çeshtje numerash por fryme dhe shprese.

Ai e arriti këtë. Instikti bazik i një shoqerie që bombardohet ore e çast me propagande qeveritare e diplomatike në sherbim të pushtetit vepron në ndergjegjet individuale.

Mungesa e çfardoshme e hapesirave të lirisë ku të perfaqesohet zëri dhe populli opozitar ka zhbalancuar gjithçka.
Perceptimi në rritje që Sali Berisha është arrestuar pa akuzë në thyerje të Kushtetutes si i perzgjedhur per tu bërë shembull tek gjithësecili ka shkaktuar pikëpyetje.

Aferat korruptive, skandalet me paranë publike, arroganca e një qeverie e cila na vertit 11 fytyra në 11 vjet e varfer dhe e lodhur tashmë edhe në retorike.

Të gjithë perdorin nga 10 fjalë per kokë! E pasur vetem në arrogancë dhe harbuteri gjuha e tyre politike është shnderruar në provokative per shoqerinë.

Figura të spikatura të kesaj mazhorance që kanë ngrënë “ fiq, kumbulla, dardhë, mjaltë, tasqebap, paçe pilaf, kukurec, kërmë pas shpine janë në burg” askush nuk mban pergjeqësi per ta as morale as politike.

Diskursi publik me regji qendrore është perqendruar mbi opoziten! Të krijohet pershtypja se korruptohet qeveria -fajin e ka opozita! Kopuku bëhet minister fajin e ka opozita! Ikin shqiptaret e boshatiset vendi-fajin e ka opozita! Prishet kushtetuta dhe gelon krimi -fajin e ka opozita!

Vidhen zgjedhjet -fajin e ka opozita. Proteston opozita në kuvend per trasparencë e llogaridhënie, perjashtohen nga 23, 19 deputet të saj -fajin e ka opozita!

Kerkojnë shqiptaret integrim, standarte, mireqenie-nuk i kemi, fajin e ka opozita. Nuk ka rrugë veriu, nuk udhetohet dot nëper të fajin e ka opozita. Shqiptaret ndihen të sulmuar kudo e në çdo gjë ndaj ata protestojnë. Ata po i japin kredite opozites që të lexojë deshiren e saj për ndryshim rrenjesor të asaj si parti politike dhe të Shqiperisë njekohesisht. Protesta nuk kerkon vetem prapanica per të njëjtat karrige por njerez që rrinë në këmbe per ti sherbyer shoqerisë, jo si komisar por si individ e grupe politike me integritet, ide, e alternativa.

Natyrisht merite kanë dhe strukturat e PD por kesaj here populli e tejkaloji atë dhe PD duhet të ndihet mirë, duhet ta perktheje si duhet atë mesazh dhe jo ta perkufizoje atë me gjuhë të vjeter dhe me aparatçikë. Njerzit nuk po kerkojnë të kunderten në të ngjashme por të ndryshmen. Duke u afruar koha e zgjedhjeve shoh që shtojen servilat dhe hallexhinjet. Partitë politike shqiptare PS dhe PD kanë shumë të tillë po shumë te cilet në ligjetimim e tyre synojnë veshet dhe emocionet e Liderit.

Duan ti shfaqin besnikeri deri në budallek deri në asgjesimin publik të karakterit. Pyetjes a dolen shumë njerez per Sali Berishen në proteste, i pergjigj sigurisht që po, por shumica e tyre dolen per të gjitha arsyet bashke ! Por ata dolen per shumë me teper se kaq! Ata i thanë opozites shpejto, vrapo, ndiqen deshiren per ndryshim dhe pergjigjiu asaj me program, ide, oferta dhe njerez te rinj sa më shumë të tillë!

Lider është Berisha prej 34 vitesh , dhe jo të gjithë bashkëudhetaret e tij duhet të jene fytyra e “re” e PD. Ai kete pozicion e merr me vote, ndonëse personalisht do kisha preferuar realitet tjeter, po të tjeret si “ besnik” të tij mbijetojnë? A mjafton kaq ! Të gjithë duhen , por secili duhet të behet i arsyeshem për të shtuar numerat, jo të asgjesojnë vetveten duke “ rritur” Berishen që tua kthejë me vendin në listë.

Bashkimi u bë, nuk zhbehet më, ishte minimumi si detyrim ndaj njerzve. Tani duhet të behemi fitues dhe jo servilë. Të mbetemi kritik dhe të mbledhim rreth vetes gjithkënd që e do mendimin e vet dhe respekton shumicen. Na duhen të gjithë ata demokratë e qytetarë që besojnë tek Spaku, na duhen gjithë ata që nuk duan konflikt me ambasaden e SHBA në Tiranë.

Edi Ramen keshtu e mundim, me të ndryshmen! Me të njejtat forma të tij kam dyshime.