MENU
klinika

Legalizoi pallatin në kundërshtim me ligjin,

Apeli jep vendimin për drejtorin e Kadastrës së Lezhës

27.02.2024 - 11:57

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimimin për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj dhe përgjegjësit të legalizimeve Artur Shabaku, të cilët akuzohen për “Shpërdorim Detyre”.

Sipas organit hetues dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e Apelit Tirane, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN