Aktorja e njohur Margot Robbie mori pjesë në ndarjen e çmimeve të ‘Screen Actors Guild’ me një fustan mahnitës të frymëzuar nga roli i saj tek ‘Barbie’.
Aktorja australiane mbërriti në ‘Shrine Auditorium’ në Los Anxhelos e veshur me një fustan të zi ‘Schiaparelli’ me pëlhurë rozë që mbështillej rreth shpatullave dhe belit të saj dhe shtrihej deri në tokë. Shumë nga fansat e saj komentuan në rrjetet sociale për të kritikuar dizajnin unik pasi sipas tyre fustani nuk i përshtatej Margot.
“Pse vazhdojnë t’ja bëjnë këtë asaj?” pyeti një fans, ndërsa një person i dytë shtoi: Ajo nuk duket rehat.
“Sikur ka veshur batanije”, fansat kritikojnë Margot Robbie
“Nuk mund ta besoj se po e them këtë, por kjo është ndoshta pamja më e keqe që kam parë ndonjëherë tek Margot” shkroi një tjetër. Ndërkohë shumë prej tyre ishin të mendimit se Margot dukej sikur kishte mbështjellë një batanije rreth fustanit.