Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e bëri të ditur vetë në një njoftim se në Shqipëri do të kërkojë prodhimin e përbashkët të armëve në Tiranë.
“Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta,” tha Zelensky.
Por edhe mediat e huaja thonë se qëllimi i tij është të kërkojë armë dhe mbështetje në Shqipëri.
Agjencia e njohur AFP thotë se nevoja për municione është objektivi i kreut të shtetit ukrainas.
“Zelensky ka bredhur globin javët e fundit për të mbledhur mbështetje për vendin e tij të rrethuar, ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës përballen me një mungesë kritike municioni dhe luftojnë për të frenuar përparimet ushtarake të Rusisë në terren.
Ai mbërriti në Shqipëri të martën vonë dhe të mërkurën do të takohej në Tiranë me disa liderë nga i gjithë rajoni gjatë “Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore” – vizita e tij e parë në vendin ballkanik që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022,” shkruan AFP.
Agjencia thekson se Ukraina po përballet me një ofensivë ruse, e cila e ka detyruar atë të racionojë përdorimin e armëve.