MENU
klinika

Rama në konferencën me Zelensky-n

“Jemi të nderuar të mirëpresim një udhëheqës të rezistencës”

28.02.2024 - 14:50

Kryeministri Edi Rama, në konferencën me presidentin Volodymyr Zelensky, është shprehur se i gjithë kombi shqiptar e mbështet Ukrainën.

Kreu i qeverisë theksoi se “jemi të nderuar të mirëpresim një udhëheqës të rezistencës”, duke shtuar se presidenti Zelensky po që qëndron për demokracisë kundër ëndrrës neo-imperialiste që kërkojnë të ndërtojnë.

Edi Rama: Është një moment i veçantë për ne në Shqipërisë sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të presim kreun e shtetit, por edhe të nderuar të mirëpresim një udhëheqës të rezistencës. Nuk ka vetëm të bëjë me qëndresën kundër një agresioni brutal kundër atdheut të vet, por qëndron për demokracisë kundër ëndrrës neo-imperialiste që kërkojnë të ndërtojnë.

I nderuar mik, jam shumë i kënaqur që sot patëm mundësinë të theksojmë pozicionin tonë jo vetëm si një vend si Shqipëria, por si një bashkësi vendesh e kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim në Evropën Juglindore, që qëndrojmë krah Ukrainës dhe të drejtën e saj për integritetin territorial. Jam krenar dhe e kemi bërë të qartë se nuk është vetëm qeveria, Parlamenti, jo vetëm institucionet por u gjithë kombi e populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet Ukrainën në mënyrë të palëkundur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liderët e pranishëm realizojnë foton familjare

Përfundon Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore