“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale
Mjeku: Tensioni i lartë(hipertensioni) i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Hipertensioni, është faktori më i zakonshëm i rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën kanë presion të lartë të gjakut. Përfshirja e disa ushqimeve në dietën tuaj, veçanërisht ato me kalium dhe magnez, mund të ndihmojë në uljen e niveleve të presionit të gjakut. Ushqimet që zgjedhim çdo ditë janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës.
Kura e parë me lëng limoni
Përbërësit
Ujë
Një limon
Udhëzimet
Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.
Kura e dytë me hudhër
Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij. Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë, sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.
Kura e tretë me uthull molle dhe sodë buke
Përbërësit
Ujë
Një majë luge çaji me sodë buke
Një lugë gjelle me uthull molle
Udhëzimet
Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit. Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.