MENU
klinika

Misioni

India dërgon në hapësirë një mision me tre astronautë

29.12.2018 - 09:14

India do të dërgojë një ekuipazh me tre astronautë në hapësirë deri në 2022, njoftoi qeveria. Këshilli i Ministrave miratoi një buxhet prej 1,2 miliardë euro për zhvillimin dhe realizimin e programit ‘’Gaganyaan’’, sipas një deklarate zyrtare.

Ky vendim vjen pas një fjalimi në gusht të kryeministrit Narendra Modi, i cili njoftoi se India do të dërgojë në hapësirë një burrë apo një grua në 2022 apo edhe më parë nëse do të jetë e mundur.

Programi do të përdorë raketën kozmike prodhim indian ‘’GSLV–MkIII’’ dhe do të kryejë dy fluturime pa astronautë në formë testimi më pas një fluturim me persona në bord në orbitën më afër Tokës për një kohëzgjatje që do të variojë nga një periudhë orbitale deri në një maksimum shtatë ditor.