MENU
klinika

Eduard Zaloshnja

Aftësia për shlyerjen e borxhit publik: Shqipëria e fundit në rajon

03.03.2024 - 11:39

Treguesi që përdoret gjerësisht për matjen e barrës së borxhit publik në ekonominë e një vendi është raporti i borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Është një tregues që përmendet shpesh në literaturën ekonomike e në media, dhe që kuptohet lehtësisht nga publiku në përgjithësi. Në fund të vitit 2023, ky tregues i borxhit publik në Shqipëri zbriti në nivelin 59.8% të PBB-së (sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave).

Sidoqoftë, në literaturën e finacave publike përdoret edhe një tregues tjetër më domethënës financiarisht – raporti i borxhit publik ndaj të ardhurave vjetore të buxhetit. Rezultati i këtij pjestimi na tregon se sa vite duhen për ta shlyer plotësisht borxhin publik, nëse të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim (e jo për qëllime të tjera normale, si pagat, pensionet, invetimet etj.). Me fjalë të tjera, ky tregues shërben për të matur aftësinë maksimale për shlyerjen e borxhit publik të një vendi.

Aktualisht ky tregues është në nivelin 2.1 për Shqipërinë. Që ndryshe do të thotë se na duhen 2.1 vjet për ta shlyer plotësisht borxhin publik, nëse të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim.

Ky tregues i yni është më i larti ndër vendet e Ballkanit Jugperëndimor (shihni grafikun më poshtë). Gjë që tregon se në rajonin tonë, Shqipëria ka aftësinë më të vogël për shlyerjen e borxhit publik. Kurse Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë aftësinë më të madhe për shlyerjen e borxhit të tyre publik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eduard Zaloshnja

10 milionë turistë?


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin