SHBA duket se është “mërzitur” me tekat e Netanyahut dhe ka nisur të projektojë zëvendësuesin e tij, në krye të qeverisë izraelite.
Përplasjet brenda kabinetit të Benjamin Netanyahut, duket se kanë arritur në nivelet më të larta dhe rrëzimi i qeverisë duke më pranë se kurrë.
Sipas asaj që raportohet nga mediat izraelite, një ministër i lartë i kabinetit izraelit ka udhëtuar ditën e sotme në Uashington për bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë, por pa lejen e Benjamin Netanyahu.
Një zyrtar nga partia Likud e Netanyahut, tha se Benny Gantz, një rival politik që iu bashkua qeverisë pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, po udhëtonte pa autorizim nga kryeministri.
Vizita vjen mes mosmarrëveshjeve midis administratës Biden dhe kabinetit izraelit. Zyrtari i Likud tha se Netanyahu pati një “bisedë të ashpër” me z. Gantz për udhëtimin dhe i tha atij se vendi ka “vetëm një kryeministër”.
Gjithashtu thuhet se Netanyahu udhëzoi ambasadorin e Izraelit në Shtetet e Bashkuara Michael Herzog që të mos ofrojë asnjë ndihmë për vizitën në Uashington të anëtarit të kabinetit të luftës Benny Gantz, për të cilën ai pretendon se shkel rregullat e qeverisë. Madje thuhet se Netanyahu refuzoi financimin nga ana e qeverisë për udhëtimin e tij.
Gantz do të takohet me nënpresidenten, Kamala Harris dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, sipas partisë së tij të Unitetit Kombëtar.
Me përplasjet brenda qeverisë dhe me rreth 10,000 njerëz që protestuan mbrëmë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, rënia e Benjamin Netanyahut duket çështje ditësh.
“Nëse përçarjet politike rriten dhe Gantz largohet nga qeveria, dyert do të hapen për protesta më të gjera publike kundër saj. Ka shumë zemërim. Në momentin që keni atë inat dhe një koalicion që është shkëputur nga populli, do të ketë shpërthim”, tha Reuven Hazan, një profesor i shkencave politike në Universitetin Hebraik të Jerusalemit.
SHBA duket se është “mërzitur” me tekat e Netanyahut dhe ka nisur të projektojë zëvendësuesin e tij, në krye të qeverisë izraelite.
Me popullin që është gati të shpërthejë në revolta dhe kërkon zgjedhje të parakohshme, Uashingtoni mund t’iu japë ‘një dorë’ për të përshpejtuar rrëzimin e lideri që s’ka qenë aspak bashkëpunues me ta për luftën në Gaza.