MENU
klinika

Pse hesht Vuçiç?

Eksperti ngre alarmin: Kosova rrezikon të sulmohet sërish!

05.03.2024 - 11:09

Bieber u shpreh se sulmi i Bajskës ishte komplet i orkestruar, duke shtuar se edhe heshtja e Vuçiqit tregon shumë për këtë.

Eksperti austriak dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Florian Bieber, ka thënë se duke parë tendencat serbe,mund të ndodhë një incident tjetër i ngjashëm me atë të Bajskës në veri të Kosovës, që ndodhi më 24 shtator 2023.

Në një intervistë për Telegrafin, ai tha se mund të pritet një vazhdimësi e kësaj, duke përfshirë kërcënimet serbe në kufi, kjo për të testuar në një mënyrë të caktuar vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur Kosovën.

Rasti i Banjskës ishte qartë një incident ku diçka shkoi keq. Ne nuk e dimë se çfarë ishte, kështu që për sa kohë që nuk i dimë të dyja përgjegjësitë e sfondit, mund të supozojmë se një incident i tillë, i ngjashëm edhe mund të përsëritet.

Ne kemi parë incidente më të shpeshta dhe më të rënda në veri të Kosovës gjatë vitit apo një viti e gjysmë se sa në 10 vitet e kaluara. Pra, duket se mund të pritet që ne të shohim një vazhdimësi të kësaj, duke përfshirë kërcënimet serbe në kufi, kjo për të testuar në një mënyrë të caktuar vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur Kosovën”, u shpreh politologu austriak.

Bieber u shpreh se sulmi i Bajskës ishte komplet i orkestruar, duke shtuar se edhe heshtja e Vuçiqit tregon shumë për këtë.

“Pra, nga ky këndvështrim, mendoj se ne po shohim një mjedis shumë të rrezikshëm sigurie dhe në një mjedis të tillë ku edhe personat përgjegjës për sulmin e incidentit në Banjskë nuk janë ndëshkuar, duket se mund të pritet një përsëritje të një ngjarjeje të tillë. Pra, nga ky këndvështrim, do të isha mjaft i shqetësuar.

Dhe përsëri, sulmi në veri të Kosovës mendoj se na mëson se ndërsa një pjesë e dhunës në të kaluarën ishte shumë e qartë e orkestruar, këtu ne kishim diçka që nuk ishte planifikuar siç duhet, sepse përsëri, Vuçiç heshti ditën pas incidentit të armatosur. Pra kjo tregon se këto incidente mund të ndodhin kur aksionet e nivelit të lartë me grupet ushtarake, grupet paraushtarake, dalin jashtë kontrollit”, deklaroi Bieber.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti i Kosovës plas deklaratën e fortë

“Aleksandar Vulin ishte në Banjskë gjatë sulmit”

NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!