Françeska Murati dhe Sara Gjordeni janë sqaruar me njëra-tjetrën, pas përplasjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” që degradoi në përleshje fizike mes dy banoreve. Në një bisedë në “living” Françeska i kërkuar falje për fjalët ofenduese që i tha, teksa shtoi se veprimet agresive për të janë të patolerueshme. Murati u shpreh se nëse Sara donte të dilte në nominim me të, t’ia kërkonte pasi do e pranonte të futeshin të dyja së bashku brenda në tualet.
Pjesë nga biseda
Françeska: Kam shumë gjëra për të të thënë, por s’dua ta bëj. Situata mes nesh ka arritur maksimumin e asaj dhe nuk dua të arrij në atë nxehje të tepër. Më vjen keq për fjalën që të thashë, nuk e meriton as ti dhe askush në këtë shtëpi, me fjalët që përdora unë, apo fjalët e tjera që janë përdorur. më vjen shumë keq, jo vetëm fjala ime, por të gjitha fjalët e ulëta
Françeska: Situata te banja për mua ishte e papranueshme, nëse doje që të dilje në nominim me mua, më dilje përballë, se kam aq shumë këllqe saqë isha futur si zonjë. Në atë pikë isha e shqetësuar, sepse nuk dua të viktimizohem. Është personale me mua dhe pse reagova ashtu. Veprimet agresive për mua janë të papranueshme. Njerëzore kam qenë dhe do të mbrohem. Këtu është një lojë.