MENU
klinika

Kujdes!

Jo vetëm në dimër, depresioni sezonal shfaqet edhe në pranverë!

06.03.2024 - 08:18

Më së shpeshti, simptomat e depresionit sezonal shfaqen në vjeshtë e dimër dhe përmirësohen me afrimin e pranverës. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu. Në fund të fundit, ditët po zgjasin, natyra po lulëzon dhe ka më shumë ditë me diell. Ndërsa ditët e dimrit largohen dhe pranvera afrohet, mund të vini re një humor të rënduar, më pak ose aspak interes për aktivitetet tuaja të zakonshme, vështirësi në gjetjen e motivimit për rutinën e përditshme, ndryshime në energji, shqetësime me gjumin, probleme me përqendrimin ose kujtesën, oreks i shtuar ose humbje peshe, nervozizëm i pazakontë, ndjenja zemërimi ose agresion dhe pavendosmëri.

Drita dhe nxehtësia ekstreme mund t’ju bëjnë të ndiheni të dobët e të pamotivuar. Intensiteti i dritës së diellit mund të prishë ritmet cirkadiane dhe të prishë ciklin gjumë-zgjim. Truri juaj prodhon një numër neurotransmetuesish të ndryshëm që ndihmojnë në rregullimin e humorit, emocioneve dhe proceseve të tjera të rëndësishme trupore. Zhbalancimi i tyre mund të ndërhyjnë në këto funksione dhe të luajë një rol në zhvillimin e simptomave të shëndetit mendor. Mendohet që depresioni pranveror mund të ndjekë modelin e kundërt nga depresioni i dimrit.

Rritja e menjëhershme e dritës së diellit bën që trupi juaj të prodhojë më pak melatoninë, kështu që ju përfundoni duke fjetur më pak se sa keni nevojë. Në të njëjtën kohë, nivelet e serotoninës në trup rriten si rezultat i natyrshëm i zgjatjes së ditës dhe motit me diell. Nivelet e larta të serotoninës mund të shkaktojnë gjithashtu shqetësime në shëndetin mendor, duke përfshirë çrregullimin e ankthit social, të shkaktojë shqetësim dhe nervozizëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?