MENU
klinika

“Të bashkuar do vërshojmë cep më cep të Shqipërisë”

Flamur Noka: Tani kemi një mision përpara, duhet një qeveri teknike

05.03.2024 - 19:43

Flamur Noka pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit tha se skenari i Edi Ramës për të përçarë PD sot ka marrë fund.

Në një komunikim me gazetarët, Noka deklaroi se ky bashkim është gjithçka për demokratët. Sipas tij tashmë “të bashkuar do të vërshojnë cep më cep në të Shqipërisë”.

Ai tha se misioni është të kthehet vota e lirë, por përmes një qeverie teknike.

“Skenari i tij për të mbajtur të përçare këtë parti sot mori fund. Sot këshilli kombëtar i PD në lartësinë e detyrës që e ka ngarkuar demokratët arriti të përkthejë mesë mirë kërkesën e përhershme të demokrateve, por edhe të përkthehej mesazhin e protestës së 20 shkurtit. Bashkimi është gjithçka për demokratët. Pas këtij vendimi, ne jemi në një etapë të re. Tashmë të gjithë të bashkuar do vërshojmë cep më cep të Shqipërisë për të justifikuar këtë besim të demokratëve.

Kemi një misioni historik përpara, të rikthehet vota e lirë. Prej 10 vjetësh shqiptarët nuk votojnë të lirë. Do të duhet një qeveri teknike”, tha Noka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN