MENU
klinika

12 vite i fikur

Ende pa datë për ndezjen e TEC-it të Vlorës

06.03.2024 - 18:21

Qeveria ende nuk ka një datë se kur do të vihet në punë TEC-i i Vlorës, dhe vonesa argumentohet me qëndrimin se nuk duhen përsëritur gabimet shkuara të qeverisë Berisha.

Termocentrali, ndërtimi i të cilit nisi në vitin 2007, nuk ka prodhuar asnjë ditë energji me disa prova të dështuara, dhe në 2012-ën u mbyll përfundimisht, pas një defekti teknik në sistemin e ftohjes.

‘TEC-i i Vlorës është ndërtuar gabim në 2010. Projektimi i sistemit të ftohjes ka qenë i projektuar dhe i ndërtuar gabim. Brigjet e Vlorës nuk njihen për cunami, që kanë shkatërruar TEC-in dhe nuk u bë më që të ndizej, ndërkohë që çuditërisht nuk ishte ndezur asnjë ditë deri në ditën e cunamit, që nuk e kuptoj nga ka dalë në sipërfaqe se nuk e kishim dëgjuar deri më sot”, tha zëvendës kryeministrja.

Studimi i amerikanëve të kompanisë “Exelerate Energy” me të cilën qeveria Rama lidhi marrëveshje në vitin 2021, konkludoi se TEC-i mund të vihet në punë në fund të vitit 2023, dhe jo më me naftë siç ishte projekti me të cilin u ndërtua, por me gaz të lëngshëm.

“Ne mësojmë nga gabimet e qeverive të shkuara, mësojmë nga problematikat e pafundme që kemi gjetur në sektorin energjetik ku kishim 45% humbje të energjisë elektrike, ndaj për të mos përsëritur gabimet ne kemi 2 vite që punojmë me ‘Excelerate’ dhe gjithë konsorciumin që do të marrë përsipër rindezjen e TEC-it të Vlorës, por jo në kapacitetet që ka sot. Sepse kapacitetet e projektuara dhe kurrë të vëna në funksion në vitin 2012 kanë qenë 100 mega ndërkohë që TEC-i i Vlorës po projektohet për 3 module: 100 mega i pari, 150 mega i dyti dhe 100 mega i treti. Pra 350 mega në total”, tha Balluku.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku hodhi poshtë një investigim në media se TEC-i u dëmtua si pasojë e një stuhie në vitin 2012.

“Kam lexuar një shkrim dje. Nëse bëhen shkrime investigative që mundohen të justifikojnë gabimet e të shkuarës nuk do të quhen më investigative. Shkrimi dje thoshte që një stuhi e tmerrshme në vitin 2012, që ne e njohim se kush është shkalla e stuhive në Republikën e Shqipërisë, ka arritur që të prishë TEC-in e Vlorës njëherë e përgjithmonë akoma pa u ndezur. Brigjet e Vlorës nuk njihen për cunam, s’ishte ndezur asnjë ditë në dritën e cunam, s’ka punuar asnjë ditë. Kjo nuk është e vërtetë”, tha zv.kryeministrja.

TEC-i i Vlorës konsiderohet një mundësi alternative për të garantuar furnizim e vendit me energji në kushte emergjente.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


S'është prodhuar asnjë kW energji

Sa janë kostot e TEC-it të Vlorës?

Ambientalistët kundër, paralajmërojnë pasoja

Dy termocentralet lundrues hedhin spirancat në Gjirin e Vlorës!