Ndonëse gripi është ende nëpër këmbë dhe moti kapriçoz, marsi për ne do të thotë zyrtarisht praverë. Thënë këtë, dielli, temperaturat dhe dita më e gjatë na rrit dëshirën për t’u veshur ndryshe. Dalë ngadalë vjen koha që xhupat, shalli dhe palltot të varen në dollap dhe ne të mendojmë për garderobën e pranverës. Çfarë s’duhet të na mungojë këtë sezon?
1. Një pardesy
Pardesyja është blerje e zgjuar që i reziston çdo sezoni dhe ndryshon komplet pamjen e veshjes. Poshtë ju duhet një këmishë e bardhë dhe xhinse të thjeshta për t’u dukur klas, me shije e për t’u ndjerë rehat në njëjtën kohë. Për të plotësuar look-un mungon një detaj- kafja në një dorë dhe Iqos-i në dorën tjetër për ata që janë përdorues.
2.Triko në materiale të ndryshme
Nëse ju frymëzojnë francezet, kini parasysh të zgjidhni triko të fryra, por gjithnjë të shkurtra.
3. Këmishat oversize
Asgjë s’i jep fuqi një veshjeje (përveç mënyrës si silleni) të thjeshtë më shumë se një këmishë e bardhë e hedhur sipër në mënyrë të shkujdesur. Nuk ka nevojë të jetë fiks masa juaj.
4. Fundet treçerekshe të lëkurës
Kaq! Mos harroni syzet dhe Iqos-in tuaj nëse je përdorues..
5. Xhaketat e gjëra
Edhe këtë pranverë nuk shkojmë dot askund pa një xhaketë oversize. Kombinojeni thjesht dhe
jeni gati të përballoni çdo të hënë të ngarkuar!