Dramat janë të gjithfarëllojshme, por nga dramat më të forta janë dramat e dashurisë, raportit intim dhe atij familjar. Lufta e dashurisë është dramë e pafundme njerëzore që përsëritet dhe vjen në forma të ndryshme, parapëlqehet dhe përcillet gjithmonë në mënyrë të përkryer dhe sublime, këndshëm nëpërmjet teatrit.
“Mbretëresha e bukur” është vepra e autorit Martin McDonagh që do të paraqitet premierë këtë fundvit në skenën e Teatrit Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’. Nuk mund t’i shpëtonte kjo vepër Kiço Londos për të filluar me mbarësi dhe sukses vitin e ri në janar 2019.
Kjo premierë duket si preludë për një vit të mbarë të ri 2019 në Teatrin Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”.
Shfaqje do të angazhojë aktorë të njohur si Ermira Gjata, Genci Fuga, Laura Nezha etj. Kjo vepër e njohur e Martin McDonagh është vënë në jetë dhe nga aktorë të tjerë të mirënjohur si Ndriçim Xhepa, Drita Pelingu, Yllka Mujo.
Kjo komedi që krijon dramë në brendësi të saj ka në qendër të saj një nënë dhe një vajzë që janë e kundërta e njera-tjetrës. Në pasqyrën e saj komedia shëmbëllen dramë dhe qesh sa përqesh vetveten për të mirat dhe të këqiat e saj.
Në dy botë të ndryshme, botë të ndara nga njëra-tjetra, botë të varfëra, paraqitet një nënë që ka ngelur vetë dhe një vajzë që do të gjejë rrugën e saj. Kjo komedi me ngjyresat e saj plot bukuri paraqet një jetë provinciale të marrëdhënieve njerëzore.
Ngjarjet e premierës paraqiten në një fshat të largët të Irlandës. Kjo jetë provinciale paraqitet si jetë e mundimshme dhe e vështirë, e varfër, por më shumë ajo është e varfër nga ana shpirtërore sesa ajo ekonomike.
Aktori Genci Fuga tregon se pjesa teatrore pritet të përcjellë mesazhe të forta për shoqërinë. Ajo përcjell mesazhe të shkëlqyera për kohën sot ku mes bollëkut që shfaq materializmi i shfrenuar ka bollëk shpirtëror, duket se njeriu sa më shumë afrohet te drama e tij aq më tepër ai ndjen më shumë në shpirtëroren dhe më i varfër në objekte. Shpirtërorja është një mision që duhet të përmbushet, e nga kjo drama shfaqen kudo, edhe në qoftë se përcillen nëpërmjet komedive.
Sipas aktorit të mirënjohur Genci Fuga kjo vepër tregon emigracionin, që të gjithë duan të ikin, por dhe dashuria e pamundur prej vitesh. Një dramë nuk mund të kuptohet pa dashurinë, ajo është thelbi i çdo drame dhe thelbi i çdo moshe të re.
“Në vepër kemi dhe ballafaqimin me dashurinë rrethe njëzet vjeçare të personazhit që interpretohet nga unë me personazhin, që luhet nga Laura Nezha, por që kjo është penguar nga shumë gjëra. Njëkohësisht dhe nga emigracioni që duhet të bëjnë të gjitha palët për të ikur nga kjo jetë dhe më pas dhe kthimi në këtë jetë, por që tashmë i gjymtuar.’’ Shprehet aktori sipas Sot.
Genc Fuga është në rolin e Pato Dulei-t, është një nga aktorët e dramës që do të luajë të dashurin përkrah Laura Nezhës që do të jetë partneri i saj.
Martin McDonagh, e nis rrugëtimin e tij si një i apasionuar i artit po jo nëpërmjet shkollimit, por nëpërmjet përballjes me njerëz në realitet, aty ai fillon punët e para si skenarist, shkrimtar. Rruga është arti më i vështirë dhe më reali për të krijuar rrugëtimin është mësimi më i mirë. Iu deshën 5 vjet që ai të performonte artin e tij dhe të pranohej në radio në disa stacione australiane.
Në vitin 1996 atij iu deshën vetëm 8 ditë për të shkruar pjesën e tij të parë teatrale, “Mbretëreshën e bukur të Lineinit”. Kjo pjesë u shafaq premierë në vitin 1997 në Londër kur ai ishte 27 vjeç.
Ai në këtë moshë është dramaturgu i parë që pas Shekspirit, të cilit i shfaqeshin të katër veprat në West-End Londër.
Ai gjithashtu ka shkruar dhe ka drejtuar McDonagh 2 filma, “Në Bruzh” u nominua për “Oscar” në 2008-n, ndërsa ishte fitues i çmimit “Oscar” për filmin “6 Shooters”.
Filozofia e tij ka qenë gjithmonë që të paraqesë në mënyrë të drejtpërdrejtë pa ndërlikime teorish vulgun, groteskun, absurdin, mjerimin, varfërinë, madje deformimet mendore si psikopatitë, ashtu si e vërteta e paraqet, drejtpërdrejt nga veprat e njeriut të përditshëm.
Për këtë ai është më i natyrshëm se kurrë dhe përcillet më unik se kurrë në Teatrin Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’.