MENU
klinika

“Lutuni që të kthehem”

Adriana Matoshi përballet me një sëmundje tjetër

12.03.2024 - 12:46

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, pasi fitoi dy herë betejën me tumorin, po përballet me një sëmundje të re.

Në një postim në rrjetet sociale, aktorja shprehet se “shëndeti e tradhtoi sërish” dhe se është shtruar në spital por për t’u rikthyer sërish.

“Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re”, shkruan Adriana Matoshi.

Aktorja ka zbuluar se do të nënshtrohet një tjetër operacioni, ku u kërkon ndjekësve të saj: “Ju lutnu unë me u kthy mirë.”

Postimi i plotë:

Edhe një tjetër …

Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.

E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.

Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.
Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.
Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.

Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.

Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.

Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.

Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.

Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.

Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.

E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.

Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.

Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.

Unë prapë ju du shumë!

Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.

Unë po shkoj, për me u kthy.

Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.

Po shkoj.

Ju lutnu unë me u kthy mirë.

Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!

Përballet e aktorjes me sëmundjet

Adriana Matoshi iu nënshtrua më 1 dhjetor 2021 një operacioni për heqjen e tumorit në tru, që iu rikthye pas 9 vitesh.

Aktorja arriti që ta fitojë “betejën” me sëmundjen e rëndë dhe u rikthyer sërish në Kuvend.

Adriana Matoshit iu desh të përballej për herë të parë me sëmundjen kur ishte shtatzënë dhe priste të sillte në jetë një fëmijë.

Ndër të tjera Adriana ka treguar se angazhimet e tepërta, stresi i akumuluar, mbingarkesat e shumta, mund të kenë qenë shkaku kryesor për rikthimin e tumorit.

“Kurrë s’do bëj fajin t’ju ha prapa shpinës”

Rama u premton emigrantëve të Londrës: Gabime kam bërë, por…

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!