Gruaja e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë më 21 janar 2011, Rajmonda Nika, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për t’ja kaluar dosjen për hetim SPAK-ut, tha se e drejta më në fund fitoi.
Ajo tha se familja ka paditur të gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha, e me radhë zyrtarët e tjerë.
Ajo u shpreh besimplotë për punën e institucioneve të reja të drejtësisë.
“Realisht e prisnim, dhe e drejta fiton gjithmonë. Mundi dhe gjithçka kemi përjetuar u shpërblye më në fund. Kemi kallëzuar gjithë zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli. Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Audion me urdhrin për të qëlluar do e dorëzoj në SPAK. Besoj do të vazhdojë”, tha Rajmonda Nika.
Ndërsa xhaxhai i Alkes Nikës, Mark Nika tha se ka një vendim të Starsburgut që thotë se është krim shtetëror.
“Kemi bërë përpjekjet që të gjykohet. Vendimet e saj janë përfundimtare, në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Për shkak se ka një vendim të Strasburgut”, tha xhaxhai i Alkes Nikës.