MENU
klinika

Rikthimi i normalitetit në Parlament

Ambasada amerikane në Tiranë: Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci

12.03.2024 - 19:24

Ambasada e Shteteve të Bashkuara reagon pas sinjaleve të dhëna nga mazhoranca dhe opozita për rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare, ndërsa socialistët kanë pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Ndërsa palët janë angazhuar në bisedime prej ditësh, ajo që dihet deri më tani është arritja e dakordësisë për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe koncesionet në Shëndetësi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në reagim.